RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport

gjermania-planifikon-nje-mburoje-kunder-sabotimit-pas-sulmit-me-dron-ne-aeroport

Gjermania po planifikon një paketë të gjerë masash për të forcuar mbrojtjen e saj ndaj sulmeve me dronë, ndërhyrjeve kibernetike dhe formave të tjera të sabotimit rus, pas një sulmi të dështuar me dron në një aeroport muajin e kaluar, ka raportuar të dielën gazeta “Bild am Sonntag”.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, i ka thënë gazetës se sulmet hibride të Rusisë janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm.

“Këto sulme do të shtohen, por ne mund të mbrohemi dhe të sigurojmë veten”, citohet të ketë thënë ai. Rusia ka mohuar prej kohësh akuzat se po kryen operacione në Evropën Perëndimore dhe ka mohuar përfshirjen në sulmin me dron në aeroportin gjerman, duke thënë se do t’i përgjigjet asaj që zëdhënësi i ministrisë së saj të Jashtme e ka quajtur “veprim anti-rus”.

Sipas raportimit të gazetës të së dielës, i cili citon ministrinë e Brendshme gjermane, kapacitetet e lëvizshme të policisë për mbrojtjen kundër dronëve do të zgjerohen në kuadër të planit. Njësitë kundërdron, të cilat mund të dislokohen me shpejtësi, do të vendosen në qytete për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi nyjet kritike të transportit dhe zonat qeveritare.

Gazeta ka shtuar e kompanive që operojnë infrastrukturë kritike, si ndërmarrjet energjetike dhe prodhuesit e pajisjeve të mbrojtjes, do t’u jepej autoritet ligjor jo vetëm për të zbuluar dronët, por edhe për t’i neutralizuar në mënyrë aktive.

Gjithashtu do të krijohej një mburojë kombëtare mbrojtëse, ose “cyberdome”, që do të përfshinte një rrjet sensorësh digjitalë të projektuar për të zbuluar dhe penguar përpjekjet për sulme hakerimi.

Qeveria synon gjithashtu të zgjerojë përdorimin e teknologjive të mbështetura nga inteligjenca artificiale, njohjes biometrike të fytyrës dhe mbikëqyrjes me video, për shembull në stacionet hekurudhore, për të identifikuar persona të dyshuar që po përgatiten të kryejnë akte sabotimi.

Related posts

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të rënë dakord! Bombardime dhe viktima nga të dyja palët

admin

Komisarja e BE-së anulon vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të kriminelit të dënuar të luftës Mlladiq

Irfan Jahiu

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe ekonomike

Muhamet Ramadani