RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh e shantazh

fatmir-sheholli-deklarohet-i-pafajshem-lidhur-me-akuzen-per-spiunazh-e-shantazh

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Fatmir Sheholli, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Deklarimin rreth fajësisë, Sheholli e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu.

“E ndiej veten të pafajshëm”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Fatmir Sheholli ngarkohet për përfshirje në veprime që, sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale kanë synuar ndikimin në procesin zgjedhor në Kosovë, bashkëpunimin me një shërbim të huaj informativ, si dhe ushtrimin e presionit ndaj një biznesmeni.

Sipas aktakuzës, Agjencia për Siguri dhe Inteligjencë e Serbisë (BIA) i kishte dhënë Shehollit 5 mijë euro dhe materiale audio, me qëllim të ndikimit në zgjedhjet lokale, veçanërisht te komuniteti serb në Kosovë.

Prokuroria pretendon se, disa ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, Sheholli kishte pranuar materiale që përmbanin biseda audio dhe transkriptime të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, institucion i drejtuar nga Nenad Rashiq.

Sipas aktakuzës, synimi ishte që këto materiale të publikoheshin në mediat kosovare për të diskredituar zyrtarët dhe institucionet e Kosovës dhe, në këtë mënyrë, për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Në dokumentin akuzues thuhet se Sheholli ia kishte dorëzuar këto materiale gazetarit dhe analistit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej 1 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, ai e kishte udhëzuar Zekën edhe lidhur me mënyrën dhe kohën e publikimit të materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se Sheholli i kishte thënë Zekës se materialet i kishte siguruar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Related posts

Ushtria siriane merr kontroll të plotë mbi Deir Hafer pas tërheqjes së SDF-së

Muhamet Ramadani

Ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit, vazhdon në ora 14:00

RTI

Kryediplomatët e Turqisë dhe Kazakistanit bashkëkryesojnë takimin e Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik

RTI