RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë plotësisht një spital në jug të Libanit

sulmet-ajrore-izraelite-shkaterrojne-plotesisht-nje-spital-ne-jug-te-libanit

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar plotësisht spitalin Ghandour në qytetin Nabatieh al-Fawqa, në jug të Libanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Ministria e cilësoi sulmin si “një tjetër shkelje të mbrojtjes që u garantohet objekteve mjekësore sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Spitali kishte ndërprerë aktivitetin rreth dy muaj më parë, për shkak të intensifikimit të sulmeve izraelite në Nabatieh dhe zonat përreth. Gjatë përshkallëzimeve të mëparshme, ai kishte ofruar shërbime shëndetësore për banorët dhe kishte shërbyer për një periudhë edhe si strehë për personat e zhvendosur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 2 marsi sulmet izraelite kanë dëmtuar 17 spitale në të gjithë Libanin, ndërsa tre spitale në jug janë nxjerrë jashtë funksionit.

Shkatërrimi i spitalit Ghandour ndodhi disa orë pas një serie sulmesh izraelite në jug të Libanit, ku sipas një bilanci paraprak të ministrisë, katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën.

Sulmet goditën disa zona të distriktit Nabatieh, përfshirë Nabatieh al-Fawqa, lagjen Al Rahibat të qytetit Nabatieh, Arab Salim dhe Kfar Remman. /mesazhi

Related posts

Vajzë e mitur bie dëshmore nga zjarri i ushtrisë izraelite në Rafah

Muhamet Ramadani

Erdogan në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti #LIVE

admin

Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Vendi është “në prag të luftës civile”

Muhamet Ramadani