RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me nderime shtetërore varroset krimineli i luftës, Ratko Mlladiq në Serbi

me-nderime-shteterore-varroset-krimineli-i-luftes,-ratko-mlladiq-ne-serbi

Është mbajtur ceremonia e varrimit e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Ai është varrosur në Beograd me nderime shtetërore.

Arkivoli ishte i mbuluar me flamujt e Serbisë dhe të Republikës Srpska.

Ratko Mlladiqin deri te vendi i varrimit e përcolli edhe një orkestër ushtarake.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë të hënën në homazhet për Ratko Mlladiqin, komandantin e serbëve të Bosnjës, i cili vdiq në fund të gushtit, ndërsa po vuante dënim të përjetshëm për krime lufte.

Trupi i tij ishte vendosur në kishë për homazhe publike.

Kjo ndodhi ndërsa Serbia sfidoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian për të mos zhvilluar homazhe zyrtare për personin që u shpall fajtor për rastin e parë të gjenocidit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka dhënë reagimin e BE-së lidhur me ceremoninë e varrimit të mbajtur të hënën në Beograd, duke theksuar se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm, bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE apo në vendet kandidate për anëtarësim në BE”.

Related posts

Refugjatët sudanezë në Xhakarta protestojnë dhe kërkojnë veprim të OKB-së për krizën në Sudan

RTI

12 palestinezë të vrarë dhe 20 të plagosur në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani

Kuvajti ul prodhimin e naftës për shkak të ndërprerjeve në transportin në Ngushticën e Hormuzit

Muhamet Ramadani