RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Refugjatët sudanezë në Xhakarta protestojnë dhe kërkojnë veprim të OKB-së për krizën në Sudan

refugjatet-sudaneze-ne-xhakarta-protestojne-dhe-kerkojne-veprim-te-okb-se-per-krizen-ne-sudan

Një grup refugjatësh sudanezë u mblodhën të hënën më 3 nëntor, jashtë Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Xhakarta të Indonezisë, për të mbajtur protestë kundër dhunës së vazhdueshme dhe krizës humanitare në Sudan, raporton Anadolu.

“Ndaloni gjenocidin në Sudan” dhe “Ndaloni luftën në Sudan”, brohoritën demonstruesit ndërsa i kërkuan OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë në atë që ata e përshkruan si “vrasje masive” në vendin e tyre.

Protesta u mbajt në mënyrë paqësore, me pjesëmarrësit duke qëndruar jashtë kompleksit të UNHCR-së dhe duke bërë thirrje për presion më të madh global mbi fraksionet ndërluftuese të Sudanit. Protestuesit i bënë thirrje UNHCR-së të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit midis indonezianëve dhe komunitetit ndërkombëtar lidhur me mizoritë e vazhdueshme.

Më 26 tetor, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) morën kontrollin e El-Fasherit, qytetit jugperëndimor të Sudanit, dhe kryen masakra kundër civilëve, sipas organizatave lokale dhe ndërkombëtare, mes paralajmërimeve se sulmi mund të thellonte ndarjen gjeografike të Sudanit.

Më vonë, udhëheqësi i RSF-së Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjerësisht si “Hemedti”, pranoi se forcat e tij kishin kryer shkelje në El-Fasher, duke pretenduar se ishin formuar komitete hetimore.

Që nga 15 prilli 2023 ushtria sudaneze dhe RSF-ja janë përfshirë në një luftë që ndërmjetësimet rajonale dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur ta përfundojnë. Konflikti ka vrarë 20 mijë njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se 15 milionë si refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda vendit, sipas raporteve të OKB-së dhe atyre lokale.

Related posts

CIA e pranon dështimin në Iran

Irfan Jahiu

Gjendet në Shkup trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur një javë më parë, ndalohen tre të dyshuar

Muhamet Ramadani

Sulmi me thikë në Angli, konfirmohen të vdekur 2 fëmijë, 9 të tjerë të plagosur

admin