Një valë e re sulmesh izraelite goditi të mërkurën qytete në jug të Libanit, raportoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve, NNA, transmeton Anadolu.
Zona Dawha e Kfar Rummanit dhe periferia e kodrës Al-Dabsha u goditën nga bombardimet e artilerisë së ushtrisë izraelite, tha agjencia.
Një avion luftarak izraelit goditi gjithashtu zonën Al-Araish, mes qytezave Hadatha dhe Haris.
Dy sulme ajrore izraelite goditën qytezat Sarbin dhe Mansouri, shtoi agjencia.
Sulmet vijnë pasi ushtria libaneze njoftoi se ushtria izraelite ka shkelur 7.700 herë marrëveshjen kornizë me Libanin, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që nga nënshkrimi i saj në qershor.

