Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor 2023 ka arritur në 73,670, ndërsa 174,682 të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve mjekësore, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë pranuar një person i vrarë dhe 30 të plagosur.
Burimet thanë se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, në Gaza janë vrarë 1,359 palestinezë dhe janë plagosur 4,571 të tjerë. Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë 831 trupa.
Sipas burimeve mjekësore, një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit ende nuk kanë mundësi të arrijnë tek ato. /mesazhi

