RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër

disa-te-vdekur-nga-aksidenti-i-rende-i-autobusit-ne-zvicer

Disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë me autobus pranë fshatit alpin Susch, në pjesën lindore të Zvicrës, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Në aksident janë përfshirë një autobus me turistë, ndërsa ekipet e emergjencës janë dërguar në vendngjarje, ka bërë të ditur policia e kantonit Graubünden përmes një njoftimi në rrjetin X, raportoi të enjten Reuters.

Sipas një zëdhënëseje të Shoqatës së Përgjithshme Holandeze të Kompanive të Udhëtimit (ANVR), e cila ka folur në emër të operatorit turistik OAD, autobusi ishte i kompanisë dhe në të ndodheshin 48 pasagjerë, të gjithë shtetas holandezë.

Pamjet nga vendi i aksidentit, të publikuara nga gazeta zvicerane “Blick”, tregojnë autobusin të përmbysur në njërën anë, ndërsa në zonë shihen helikopterë dhe një numër i madh automjetesh të shërbimeve emergjente.

Rrethanat e aksidentit dhe numri i saktë i viktimave dhe të lënduarve ende nuk janë bërë të ditura.

Related posts

Presidenca turke dënon djegien e Kuranit të Shenjtë në Suedi

Muhamet Ramadani

Gjendje e rënduar nga vërshimet në Gjakovë e Rahovec

admin

Pavarësisht kufizimeve izraelite, rreth 100 mijë palestinezë falën xhumanë e dytë të Ramazanit në Al-Aksa

Irfan Jahiu