RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga hytbet e xhumasë bëhet thirrje për pjesëmarrje në marshinë mbështetës për ish – krerët e UÇK-së

nga-hytbet-e-xhumase-behet-thirrje-per-pjesemarrje-ne-marshine-mbeshtetes-per-ish-–-kreret-e-uck-se

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në hytben e xhumasë, u bë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Myftiu Tërnava, duke shprehur përkrahjen e tij për këtë nismë, ka rekomanduar që besimtarët të marrin pjesë në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë” – u tha ndër të tjera në mesazhin e hytbes së xhumasë.

Kujtojmë se ditë më parë, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”, të kryesuar nga znj. Eliza Hoxha, ku Myftiu Tërnava shprehu përkrahjen e tij për organizimin e këtij marshi.

Related posts

Zelenskyy mirënjohës ndaj Shqipërisë “për mbështetjen që nga fillimi i luftës”

RTI

Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar

admin

Analiza e DW: Si e djathta ekstreme në Britani përfitoi nga zemërimi?! Trazirat u shndërruan në konflikt etnik e racor! U dogjën vendstrehimet e azilkërkuesve

admin