RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy mirënjohës ndaj Shqipërisë “për mbështetjen që nga fillimi i luftës”

zelenskyy-mirenjohes-ndaj-shqiperise-“per-mbeshtetjen-qe-nga-fillimi-i-luftes”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës, transmeton Anadolu.

Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Kiev, ku zhvilloi takime me homologun e saj Andrii Sybiha dhe me presidentin Zelenskyy.

Në një postim në platformën sociale amerikane X, Zelenskyy tha se vizita e ministres shqiptare vjen në një kohë sfiduese për Ukrainën dhe popullin e saj, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë të mbështetjes.

Zelenskyy tha se gjatë takimit kanë diskutuar bashkëpunimin ushtarak, përfshirë prodhimin e mbrojtjes, integrimin e Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian – një qëllim i përbashkët i dy vendeve – si dhe zhvillimin e iniciativës PURL (Lista e Kërkesave Parësore për Ukrainën), duke përfshirë mundësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë këtë vit.

Ai gjithashtu ka informuar Spiropalin mbi përpjekjet diplomatike me partnerët për paqe dhe për forcimin e sanksioneve kundër Federatës Ruse, duke theksuar rëndësinë e sanksioneve për të minuar aftësinë e Rusisë për të vazhduar luftën.

Zelenskyy i ka akorduar ministres Spiropali Urdhrin e Princeshës Olga, Klasi I.

“Faleminderit për mbështetjen ndaj Ukrainës! Jemi shumë mirënjohës ndaj Shqipërisë për mbështetjen e saj që nga fillimi i kësaj lufte”, ka thënë Zelenskyy.

Related posts

Edhe sot vazhdojnë protestat në veri

admin

Një milion gra dhe vajza të zhvendosura në Gaza thonë nga UN Women

admin

MPJD dënon arrestimin e shqiptarëve në Serbi, thotë se ka njoftuar ShBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe

admin