RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite lëshon alarm emergjent në jugperëndim për rrezik të mundshëm

arabia-saudite-leshon-alarm-emergjent-ne-jugperendim-per-rrezik-te-mundshem

Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite lëshoi alarme emergjente në provincën Khamis Mushait dhe në qytetin Abha, në provincën Aseer, për shkak të një rreziku të mundshëm.

Më vonë, autoritetet njoftuan se rreziku kishte kaluar. Megjithatë, Mbrojtja Civile u bëri thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe filmimet në këto zona.

Alarmi u lëshua në një kohë kur luftimet në Jemenin fqinj janë përshkallëzuar. Huthët kanë njoftuar se kanë marrë kontrollin e disa zonave strategjike pranë ngushticës Bab al-Mandab, përfshirë distriktet Hajs dhe Al-Khawkhah në provincën perëndimore Al-Hudajdah. /mesazhi

Related posts

Rama: Kemi propozuar instalimin e një baze të NATO-s në portin e ri të Durrësit

admin

Kurti: Presidenti të jetë jashtë kësaj skene aktuale politike

Hevzi

FBI-ja thotë se Trump vërtetë ishte goditur në vesh nga plumbi

Muhamet Ramadani