RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Nëse Zelensky kërkon takim duhet të vijë në Moskë

kremlini:-nese-zelensky-kerkon-takim-duhet-te-vije-ne-moske

Moska ende nuk ka marrë një vendim për pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20, që do të zhvillohet në Miami në dhjetor.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “Nuk e dimë ende nëse do të shkojmë në Miami”, ndërsa këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, deklaroi se çështja nuk është diskutuar ende në Moskë.

Ndërkohë, duke komentuar deklaratën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se mund të udhëtonte në Miami nëse Putin merrte pjesë në samit dhe se mund të kërkonte një takim me të, Peskov përsëriti qëndrimin e Moskës se nëse Zelensky dëshiron të takohet me presidentin rus, duhet të shkojë në Moskë.

Kremlini kishte njoftuar më herët se Putin do të udhëtonte në samitin e G20, pasi Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se prania e tij do të ishte e dobishme.

 

Related posts

“BE nisi heqjen e masave ndëshkuese”/ Eurodeputeti holandez: Hapi i radhës duhet të jetë aplikimi i anëtarësimit të Kosovës

admin

Musk, Shakira, Ozil e shumë të tjerë urojnë Marokun për fitoren historike

admin

Kancelari gjerman: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së për Ukrainën, mesazh i fortë për Moskën

admin