RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija goditet nga municion i paidentifikuar në ngushticën e Hormuzit

anija-goditet-nga-municion-i-paidentifikuar-ne-ngushticen-e-hormuzit

Një anije që po lundronte në ngushticën e Hormuzit është goditur nga një municion i paidentifikuar, njoftoi të dielën Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Autoritetet thanë se ende nuk ka informacion për gjendjen e ekuipazhit, shkallën e dëmeve apo ndikimin e mundshëm të incidentit në mjedisin përreth.

UKMTO bëri të ditur se ka nisur hetimi për incidentin dhe u kërkoi anijeve që lundrojnë në zonë të tregohen të kujdesshme dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Trafiku detar nëpër ngushticën strategjike të Hormuzit vazhdon të jetë shumë më i ulët se para fillimit të luftës SHBA-Iran në shkurt, për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të sigurisë dhe sulmeve ndaj anijeve tregtare në ujërat e rajonit. /mesazhi

Related posts

Aksident në Lipjan, vdes çiklisti që u godit nga një veturë

admin

Lavrov: Perëndimi ka ngritur mur në raportet me Moskën

admin

Kryeministri çek: Ka dyshime se Rusia është përgjegjëse për tentativën e zjarrvënies në Pragë

admin