Një anije pasagjerësh me 243 persona në bord është raportuar e zhdukur të dielën në Detin Java të Indonezisë, njoftoi transmetuesi Kompas.
Anija “Virgo Transport 8” po udhëtonte nga Surabaya, në Java Lindore, drejt Banjarmasin në Kalimantanin Jugor, kur humbi komunikimin rreth orës 02:00 sipas kohës lokale.
Dy orë më vonë, autoritetet e kërkim-shpëtimit morën njoftimin për emergjencën dhe një ekip i përbashkët kërkim-shpëtimi u nis menjëherë drejt zonës.
I Putu Sudayana, drejtues i zyrës së kërkim-shpëtimit në Banjarmasin, tha se informacionet e fundit tregojnë se anija po përballej me mot të keq në Detin Java, rreth 80 milje detare nga porti i kërkim-shpëtimit në Basirih.
Në bord ndodheshin gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. /mesazhi

