RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Perëndimi ka ngritur mur në raportet me Moskën

lavrov:-perendimi-ka-ngritur-mur-ne-raportet-me-mosken

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov sot deklaroi se Perëndimi ka “ngritur mur” në marrëdhëniet me Moskën, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në forumin “Primakov Readings” në Moskë, Lavrov tha se Rusia do të jetë e gatshme për dialog serioz me Perëndimin kur në udhëheqjen e atjeshme do të vijnë “njerëz largpamës”.

“Perëndimi ka ndërprerë bashkëpunimin me ne, kryesisht, ka ngritur një mur, ndërsa ne bashkëpunojmë vetëm me ata që janë të gatshëm për këtë”, tha ai.

Situatën e tanishme, Lavrov e quajti “tragjedi” për sistemin perëndimor të rendit botëror, i cili bazohet në parimet e globalizimit, i cili, sipas tij, “diskrediton plotësisht veten si një sistem i panegociueshëm që nuk është në gjendje të respektojë dhe ruajë parimet e veta dhe mekanizmat e imponuar ndaj të tjerëve”.

Ai tha se Perëndimi po përpiqet të mashtrojë vendet anëtare përmes OKB-së për të miratuar rezoluta anti-ruse nën pretekstin e “mosmiratimit” të veprimeve të Moskës në Ukrainë dhe po përpiqet të konfiskojë asetet e ngrira ruse.

Lavrov vuri në dukje se Perëndimi, madje edhe “partnerët e tij të besuar” po përpiqen të kthehen kundër Rusisë dhe se kjo ka “një lloj efekti psikologjik” në disa vende që “mund t’i nënshtrohen” Washingtonit.

“Kjo është zgjedhja e tyre. Por, në planin afatgjatë, qoftë edhe në atë afatmesëm, kjo zgjedhje do të jetë humbje për zhvillimin ekonomik dhe sovranitetin individual”, theksoi Lavrov.

Related posts

Ish-kryeministri grek: Përpjekja për grusht shteti në vitin 2016 në Turqi pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke

RTI

OKB: Ngarkesa e parë e plehrave bujqësore ruse niset nga Holanda në Malavi

admin

Fushata e Presidentit amerikan për një mandat të dytë përballet me pengesa! Joe Biden përballë thirrjeve të reja për tërheqje nga gara për Shtëpinë e Bardhë

admin