Pak orë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë është ndezur për herë të fundit “Flaka e Lirisë”. Aktiviteti është zhvilluar në sheshin e kryeqytetit, përpara ekranit të madh ku janë shfaqur portretet e katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. […]

