RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarka thërret ambasadorin rus pasi një fregatë qëlloi me fishekë ndriçues drejt një helikopteri ushtarak

danimarka-therret-ambasadorin-rus-pasi-nje-fregate-qelloi-me-fisheke-ndricues-drejt-nje-helikopteri-ushtarak

Ministri i Jashtëm i Danimarkës njoftoi të martën se ambasadori rus u thirr në ministri pasi një fregatë ruse dyshohet se ka gjuajtur fishekë ndriçues drejt një helikopteri ushtarak danez, transmeton Anadolu.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme. Prandaj, ambasadori i Rusisë është thirrur për një bisedë rreth incidentit,” tha ministri Lars Lokke Rasmussen në platformën amerikane të mediave sociale X.

Të hënën vonë, një helikopter i Forcave Ajrore daneze Fennec u qëllua me fishekë ndriçues “në lidhje me mbulimin rutinë të fotografive të një fregate ruse, e cila ishte në ujërat ndërkombëtare jashtë Gedser”, një qytet bregdetar në ishullin Falster, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Një fregatë ruse qëlloi dy fishekë ndriçues në drejtim të helikopterit ku njëri prejt tyre kaloi “brenda një distancë të shkurtër nga helikopteri”, shtoi ajo.

Në X, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, kritikoi incidentin, duke thënë: “Veprim i pamatur nga Rusia ndaj ushtrisë daneze gjatë një fluturimi rutinë dje. Veprimet ruse kanë për qëllim të frikësojnë dhe përçajnë. Ata nuk do të kenë sukses. Ne nuk do të lëkundemi”.

Incidenti në Danimarkë erdhi në mes të tensioneve të përshkallëzuara në të gjithë Evropën për një seri sulmesh të supozuara sabotuese dhe shkelje të hapësirës ajrore për të cilat vendet evropiane ia kanë faturuar Rusisë.

Related posts

Magazinimi gjerman i gazit rus kalon 80%

admin

Mitsotakis e vuri në listën e kandidatëve për eurodeputet, Fredi Beleri reagon nga burgu: E falënderoj për mbështetjen që më ka dhënë! I bëj thirrje çdo qytetari të Greqisë që…

admin

Dënohet me 24 vjet burgim një burrë për dhunimin e dy të miturave

admin