RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

OVL-UÇK reagon pas aktgjykimit në Hagë: Ky vendim godet luftën çlirimtare

ovl-uck-reagon-pas-aktgjykimit-ne-hage:-ky-vendim-godet-luften-clirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e kundërshtuar ashpër vendimin.

Specialja dënoi të mërkurën Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa gjykata konstatoi ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK tha se e kundërshton kategorikisht vendimin dhe mohoi që UÇK-ja të ketë qenë organizatë kriminale.

“UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës”, thuhet në reagim.

Veteranët deklaruan se aktgjykimi, sipas tyre, prek jo vetëm ish-krerët e UÇK-së, por edhe familjet e dëshmorëve dhe të gjithë ata që kontribuuan në luftën për çlirimin e Kosovës.

OVL-UÇK e ka cilësuar procesin në Hagë si politik, duke përsëritur qëndrimin e saj se Gjykata Speciale është ngritur me qëllime politike.

“Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Në përfundim, organizata tha se asnjë vendim gjyqësor, sipas saj, nuk mund ta ndryshojë historinë e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Related posts

Petkoviqit iu lejua hyrja në Kosovë, ai në rrjete sociale sulmon Kurtin

admin

Bordi i Paqes: Marrëveshja e Hamasit për çarmatim është “historike”

Hevzi

Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, sugjeron se është në Afrikë

admin