RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Avokati i Veselit pas vendimit: Ka pasur mungesë të dëshmive, nuk jemi të kënaqur me mënyrën si u trajtua çështja

avokati-i-veselit-pas-vendimit:-ka-pasur-mungese-te-deshmive,-nuk-jemi-te-kenaqur-me-menyren-si-u-trajtua-ceshtja

Avokati i Kadri Veselit ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, duke bërë të ditur se mbrojtja do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm ligjorë.

Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është trajtuar çështja gjatë procesit, duke theksuar se, sipas mbrojtjes, ka pasur mungesë të dëshmive të mjaftueshme.

“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar avokati.

Ai ka shtuar se mbrojtja nuk është e kënaqur as me mënyrën e zhvillimit të procesit dhe as me dëshmitë e paraqitura para trupit gjykues.

“Nuk jemi të kënaqur me krejt këtë mënyrë se si është trajtuar dhe me dëshmitë që janë paraqitur”, u shpreh ai.

Related posts

Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

admin

SHBA, 12 mijë viza speciale shtesë për afganët që punuan me misionin amerikan

admin

Një tjetër valë e të nxehtit godet Spanjën

admin