RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bordi i Paqes: Marrëveshja e Hamasit për çarmatim është “historike”

bordi-i-paqes:-marreveshja-e-hamasit-per-carmatim-eshte-“historike”

Bordi i Paqes, organi i krijuar për të mbikëqyrur tranzicionin e Gazës pas luftës, e ka cilësuar si “historike” marrëveshjen me Hamasin për zbatimin e fazave të ardhshme të armëpushimit.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Bordi tha se Hamasi ka pranuar zyrtarisht një plan të detajuar për çarmatimin.

“Për herë të parë, Hamasi është zotuar zyrtarisht për një plan konkret që parashikon dorëzimin e të gjitha armëve të tij, proces që do të pasohet nga tërheqja e Izraelit nga Gaza”, thuhet në deklaratë.

Sipas Bordit të Paqes, marrëveshja është rezultat i negociatave disa mujore dhe synon të avancojë vizionin e presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e një administrate të re në Gaza, garantimin e sigurisë, ofrimin e ndihmës humanitare, rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të territorit palestinez, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Paqes dhe Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /mesazhi

Related posts

Raporti i drogave i OKB-së: Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

admin

Prezantuesi i BBC u gjet pas 4 ditësh kërkime në ishullin grek! Trupi i tij s’mund të shihej me sy të lirë, u kap nga kamerat e celularëve! Pranë tij u gjendën edhe…

admin

Në Ohër u mbajt konferenca e ministrave të kulturës të Evropës Juglindore

Muhamet Ramadani