RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Polonia i kërkon BE-së të përshpejtojë veprimet kundër Meta-s për reklamat mashtruese

polonia-i-kerkon-be-se-te-pershpejtoje-veprimet-kunder-meta-s-per-reklamat-mashtruese

Ministri polak i Çështjeve Digjitale, Krzysztof Gawkowski, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që të përshpejtojë veprimet kundër Meta-s pas raportimeve për të ardhurat e vlerësuara të kompanisë nga reklamat mashtruese në Poloni, transmeton Anadolu.

Një raport i institutit të pavarur polak Instrat vlerësoi se Meta mund të ketë fituar rreth 760 milionë zloti (199 milionë dollarë) nga reklamat mashtruese në Poloni, shumë që përbën 37 për qind të të ardhurave vjetore të raportuara të Facebook Poland për periudhën deri në korrik.

Raporti gjithashtu vlerësoi se reklamat mashtruese përbënin 10,85 për qind të shtrirjes së përgjithshme të reklamave në platformat e Meta-s në Poloni, përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in.

Duke i përshkruar gjetjet si “tronditëse”, Gawkowski riafirmoi se po punon me partnerët evropianë për krijimin e një koalicioni që do të “luftojë bashkërisht të këqijat për të cilat është përgjegjëse Meta”.

“Dënime të rënda ndaj Meta-s duhet të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të bisedoj me nënkryetaren e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen, për të përshpejtuar procedurat në vazhdim”, tha ai në rrjetin social amerikan X.

“Sa më të larta dënimet, aq më mirë. Pa asnjë tolerim”, shtoi ai.

Michal Hetmanski, president i Instrat-it dhe bashkautor i raportit, komentoi gjithashtu gjetjet.

“A është Polonia një treg kaq fitimprurës për Mark Zuckerbergun, saqë nuk ia vlen të kufizohen aktivitetet e mashtruesve këtu”, u shpreh ai.

Hetmanski ngriti pyetjen se sa më shumë para mund të fitohen nga polakët e mashtruar përmes përmbajtjeve deepfake, duke theksuar se kjo praktikë nuk është një “aksident industrial”, por përfshin grupe të krimit të organizuar, të cilat, sipas tij, Meta po i lejon të veprojnë në Poloni.

Related posts

Forcat izraelite vrasin një fëmijë palestinez dhe plagosin 2 të tjerë në Bregun Perëndimor

admin

Meksika dërgon dy anije të tjera humanitare në Kubë me mbi 1.000 tonë furnizime

admin

Arrestohet një shtetas izraelit, dyshohet se bashkë me kosovarët mashtronin klientët në “Call Center”

admin