RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump urdhëron hapa për heqjen e mallrave kanadeze nga prokurimet federale

trump-urdheron-hapa-per-heqjen-e-mallrave-kanadeze-nga-prokurimet-federale

Shtëpia e Bardhë në një dokument informues ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një memorandum presidencial për identifikimin dhe ndërmarrjen e hapave për heqjen e mallrave me origjinë kanadeze nga prokurimet e qeverisë federale civile, transmeton Anadolu.

Memorandumi udhëzon drejtorin e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit dhe Përfaqësuesin e SHBA-së për Tregti, në bashkëpunim me Këshillin Rregullator Federal të Prokurimit, që të identifikojnë produktet me origjinë kanadeze që mund të hiqen nga prokurimet federale civile ose të shpallen ndryshe të padisponueshme për blerje.

Memorandumi gjithashtu udhëzon përfaqësuesin e SHBA-së për Tregti që të monitorojë trajtimin që Kanadaja u bën mallrave me origjinë amerikane në tregjet kanadeze të prokurimit qeveritar.

Shtëpia e Bardhë tha se Kanadaja ka mbajtur në fuqi politika që i vendosin në pozitë të pafavorshme kompanitë amerikane që kërkojnë qasje në tregjet federale dhe provinciale të prokurimit.

Related posts

“Cisternat greke vazhdojnë të transportojnë naftën ruse edhe gjatë luftës në Ukrainë”

admin

Dezertorët rusë mund të marrin azil në Zvicër

admin

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Hevzi