RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jemeni: Irani synon ta sjellë në Detin e Kuq modelin e “militarizimit” të Ngushticës së Hormuzit

jemeni:-irani-synon-ta-sjelle-ne-detin-e-kuq-modelin-e-“militarizimit”-te-ngushtices-se-hormuzit

Ministri i Punëve të Brendshme i Jemenit, Ibrahim Haidan, ka deklaruar se Irani po synon të transferojë në Detin e Kuq përvojën e tij në “militarizimin e korridoreve detare” në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të medias jemenase proqeveritare Sahel Gharbi, Haidan akuzoi Teheranin se po synon të vendosë ndikim ushtarak afatgjatë mbi Ngushticën strategjike Bab al-Mandab dhe ishujt e zonat bregdetare përreth, në bashkëpunim me grupin Huthi.

Haidan tha se ekspertë nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) po ndihmojnë Huthit të zhvillojnë kapacitetet ushtarake dhe të ndërtojnë fortifikime, dhoma operacionesh dhe objekte të lidhura me raketa, dronë dhe mjete lundruese të telekomanduara.

Ai tha se kërcënimi nuk kufizohet vetëm në zhvillimet aktuale, por përfshin edhe infrastrukturën ushtarake që po ndërtohet për të ardhmen.

Zyrtari jemenas paralajmëroi se kontrolli i zonave strategjike nga Huthit mund t’i japë Iranit ndikim mbi një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë dhe të lehtësojë lidhjet mes Jemenit dhe Bririt të Afrikës përmes rrjeteve të kontrabandës dhe grupeve të armatosura.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në Jemenin perëndimor, ku Huthit së fundmi kanë avancuar drejt qytetit strategjik portual Mokha, në bregdetin e Detit të Kuq.

Bab al-Mandabi lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe është një rrugë kyçe detare për transportin midis Azisë dhe Evropës.

Related posts

Irani: Rezistenca do të vazhdojë për sa kohë SHBA-ja vazhdon me kërcënimet

admin

Senatori amerikan: Raketat balistike të Iranit mund të mposhtin sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit

RTI

Filipine, rritet në 19 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Irfan Jahiu