RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Rezistenca do të vazhdojë për sa kohë SHBA-ja vazhdon me kërcënimet

irani:-rezistenca-do-te-vazhdoje-per-sa-kohe-shba-ja-vazhdon-me-kercenimet

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka kryer operacione kundër objektivave ushtarake amerikane në Jordani, duke pretenduar se ka goditur një bazë ajrore dhe një qendër komanduese.

Në deklaratën e saj, IRGC theksoi se rezistenca iraniane do të vazhdojë për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me kërcënimet ndaj Iranit. Po ashtu, u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të ndalin retorikën kërcënuese ndaj Teheranit.

Forcat detare të Gardës Revolucionare njoftuan gjithashtu se kanë shënjestruar tre cisterna nafte që, sipas tyre, po i afroheshin Ngushticës së Hormuzit përmes një rruge të papranuar nga autoritetet iraniane.

Ndërkohë, sipas raportimeve, të paktën katër anëtarë të Gardës Revolucionare janë vrarë në një sulm ajror të përbashkët të forcave saudite dhe amerikane, duke e ndërlikuar edhe më tej situatën në rajon.

Tensionet vazhdojnë të rriten edhe rreth Ngushticës së Hormuzit, një prej pikave më të ndjeshme strategjike në botë. Irani ka refuzuar një propozim të Omanit për itineraret e kalimit të anijeve në ngushticë dhe ka paralajmëruar se mund të vendosë tarifa për tranzitin në këtë korridor detar me rëndësi të madhe gjeostrategjike.

Teherani këmbëngul se operacionet për pastrimin e minave duhet të kryhen vetëm nga forcat iraniane dhe ka kundërshtuar përfshirjen e Omanit në këto operacione. Gjithashtu ka paralajmëruar se, nëse vendet evropiane ndërhyjnë në këtë proces, ato do të konsiderohen “objektiva legjitime”, sipas deklaratës së autoriteteve iraniane. /mesazhi

Related posts

Dhuroi 51 dollarë për një organizatë ukrainase, dënohet me 12 vjet burgim shtetasja amerikano-ruse

admin

Publikohen çmimet e derivateve, nafta bie për një cent krahasuar me dje

Irfan Jahiu

Takimi me këshilltarin e Biden, Osmani zbardh bisedën me Jake Sullivan

admin