RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Filipine, rritet në 19 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

filipine,-rritet-ne-19-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-dhe-rreshqitjet-e-dheut

Numri i viktimave në Filipine u rrit në 19 sot në Filipine nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga musonet dhe ciklonet tropikale “Luis” dhe “Kujira”, transmeton Anadolu.

Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive raportoi gjithashtu katër persona të zhdukur, sipas “The Philippine Daily Inquirer”.

Të paktën 2.27 milionë njerëz u prekën nga moti i keq. Më shumë se 94.990 njerëz aktualisht janë strehuar në 919 qendra evakuimi në të gjithë rajonet e prekura.

Të paktën 684 shtëpi u raportuan të dëmtuara, përfshirë 45 që u shkatërruan plotësisht.

Vlera totale e dëmeve në infrastrukturë tani është 1.45 miliardë pesos (23 milionë dollarë), ndërsa dëmi në bujqësi vlerësohet në 135.33 milionë pesos.

Related posts

Ndodh edhe kjo, arrestohen dy persona në Prishtinë, vodhën në market 26 pako me…fruta të thata

admin

Francë, prokurorët hapin hetime për ndërhyrje të mundshme të huaja që synonin kandidatët pro Palestinës

Irfan Jahiu

Azerbajxhani zbulon varrezë të re masive në Shusha

admin