RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/kryeministri kinez do të vizitojë SHBA-në për bisedime ekonomike

zv/kryeministri-kinez-do-te-vizitoje-shba-ne-per-bisedime-ekonomike

Ministria e Tregtisë e Kinës ka bërë të ditur se zv/kryeministri kinez, He Lifeng, do të vizitojë SHBA-në për bisedime ekonomike dhe tregtare, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë kineze, gjatë vizitës, e cila do të zhvillohet nga sot deri të mërkurën, të dyja palët do të diskutojnë çështje ekonomike dhe tregtare me interes të ndërsjellë.

He pritet të zhvillojë bisedime me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent dhe përfaqësuesin e SHBA-së për Tregtinë, Jamieson Greer.

Vizita zhvillohet në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, pritet ta presë presidentin kinez, Xi Jinping, në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator.

Tregtia dypalëshe mes dy ekonomive më të mëdha në botë arriti në rreth 414,7 miliardë dollarë në vitin 2025.

Related posts

Borrell infektohet me COVID-19, anulon vizitën në Kinë

Muhamet Ramadani

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

RTI

Sudan, rritet në 132 numri i vik’timave nga përmbytjet

Muhamet Ramadani