RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

zps:-thaci-e-ktheu-objektin-e-paraburgimit-ne-qender-te-pengimit

Prokurori Joshua Hafetz ka thënë se Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar objektin e paraburgimit në Hagë në një qendër pengimi përmes vizitave të tij me bashkëpunëtorë.

Ai e tha këtë gjatë deklaratave hyrëse në gjykimin ku Thaçi po akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Hajredin Kuçin dhe Isni Kilajn.

“Thaçi i shkeli të gjitha rregullat e paraburgimit dhe konfidencialitetit të DhSK-së dhe e shfrytëzoj sistemin për vetën e tij. Ai e ktheu objektin e paraburgimit me anë të vizitave të tij me bashkëpunëtorët në një qendër të pengimit dhe në mënyrë të vazhduar i ka shenjestruar dëshmitarët që të kryhet ndërhyrje ndaj tyre duke pëshpëritur urdhra për vizitorët e tij për mënyrën se si duhet të jepin dëshmi dëshmitarët për ta ndihmuar atë”, tha prokurori.

Related posts

“Do okupojmë veriun e Kosovës”/ Hoxha për deklaratën e Vuçiç: Rreziku u nuhat edhe nga shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura

admin

Siria mirëpret votimin e 123 vendeve që kërkon tërheqjen e Izraelit nga Lartësitë e pushtuara të Golanit

Muhamet Ramadani

Mbretëria e Bashkuar me shpresë tek Turqia për ta rikthyer Rusinë në marrëveshjen e drithërave – VIDEO

admin