RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 100 pushtues izraelitë hyjnë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, kryejnë rituale talmudike

rreth-100-pushtues-izraelite-hyjne-me-force-ne-kompleksin-e-xhamise-al-aksa,-kryejne-rituale-talmudike

Rreth 100 pushtues izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar mëngjesin e sotëm, nën mbrojtjen e forcave izraelite, transmeton Anadolu.

Zyra për media e njoftoi Guvernatoratit të Kudsit tha se pushtuesit hynë në oborret e kompleksit dhe kryen rituale talmudike nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Incidenti ndodhi një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, disa ministra dhe mijëra pushtues izraelitë hynë në sheshin e Murit Perëndimor në Kudsin Lindor, nën masa të rrepta sigurie.

Hyrja ndodhi gjithashtu në prag të festës hebraike Yom Kippur, e cila fillon në mbrëmje dhe vazhdon deri nesër në mbrëmje.

Hyrjet e pushtuesve në Xhaminë Al-Aksa janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, veçanërisht gjatë festave hebraike, mes paralajmërimeve palestineze kundër përpjekjeve për të imponuar realitete të reja në xhami dhe për ta ndarë atë në aspektin kohor dhe hapësinor.

Related posts

Irani rihap hapësirën ajrore pas një mbylljeje disaorëshe mes shqetësimeve për veprime ushtarake

Muhamet Ramadani

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut merr pjesë në ngjarjen e Këshillit Atlantik në Washington

Muhamet Ramadani

U sakrifikua për foshnjën e saj, kjo është nëna heroike që u m*sakrua në sulmin me thikë në Sidnei! Vajza 9 muajshe në luftë për jetën

admin