RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca franceze paralajmëron se afati për sulme të mundshme ruse mund të jetë përshpejtuar

inteligjenca-franceze-paralajmeron-se-afati-per-sulme-te-mundshme-ruse-mund-te-jete-pershpejtuar

Shërbimet franceze të inteligjencës tani po e konsiderojnë vjeshtën e vitit 2027 si një periudhë të mundshme për sulme të mëdha ruse, më herët se skenari i vlerësuar më parë për vitin 2030, transmeton Anadolu.

Sipas një shënimi konfidencial të cituar nga transmetuesi France Televisions, afati kohor për një sulm të mundshëm të madh rus është afruar, ndërsa vjeshta e vitit 2027 tani përmendet si një periudhë e mundshme.

Raporti tha se infrastruktura strategjike mund të jetë ndër objektivat e mundshme, përfshirë centralet dhe rrjetet elektrike, hekurudhat, rrjetet e telekomunikacionit dhe objektet e furnizimit me ujë të pijshëm.

Alain Christienne, ish-zv/drejtor i inteligjencës ushtarake franceze, tha për France Televisions se një sulm hipotetik mund të përfshijë një dron me eksploziv që do të shënjestronte një objekt të industrisë franceze të mbrojtjes.

Ai tha se mund të jetë e vështirë të vërtetohet se Rusia qëndron pas një sulmi të tillë, duke shtuar se Franca aktualisht nuk ka kapacitetin për t’u mbrojtur plotësisht nga një skenar i tillë.

Raporti vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, të premten zhvilloi një takim konfidencial me kandidatët presidencial dhe drejtuesit e partive politike për të diskutuar atë që ai e përshkroi si një kërcënim hibrid rus në rritje ndaj Francës dhe Evropës.

Macron tha se qeveria do të përgatisë një plan për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve të ndjeshme të bazës industriale dhe teknologjike të mbrojtjes së vendit nga sulmet me dronë dhe sulmet kibernetike.

Qeveria franceze u ka kërkuar gjithashtu prefektëve të krijojnë ekipe të sigurisë dhe mbrojtjes, ku do të përfshihen policia lokale, shërbimet e inteligjencës, ushtria, autoritetet arsimore, bizneset dhe shërbimet e emergjencës.

Related posts

​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, sot mbahet protestë në Preshevë

Muhamet Ramadani

Franca u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, Kuds dhe Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Hamasi hedh hapin e papritur, por armëpushimi mbetet një iluzion

Muhamet Ramadani