RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Uashingtoni, një kartë të njohur kundër Teheranit

uashingtoni,-nje-karte-te-njohur-kunder-teheranit

Amerika refuzon t’u lëshojë viza anëtarëve të ekipit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i lëshojnë viza ekipit të komunikimit të Presidentit iranian Masoud Pezeshkian, raportoi media shtetërore iraniane të hënën, më 21 shtator.

Me këtë refuzim të vizës, delegacioni nga Irani pengohet të marrë pjesë në udhëtimin e kësaj jave në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në një veprim të qeverisë amerikane që përfaqëson një akt të paprecedentë armiqësie, Donald Trump u ka mohuar vizat amerikane disa anëtarëve të delegacionit të nivelit të lartë të presidentit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

Agjencia e lajmeve Mehr raportoi gjithashtu lajmin, duke cituar një zëdhënës të presidencës iraniane.

SHBA-të nuk kanë komentuar ende. /tesheshi

Related posts

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë kërkon 1.6 miliardë dollarë financim

admin

SHBA, protestë pro-palestineze derisa Clintonët morën pjesë në panelin mbi Yitzhak Rabinin

Muhamet Ramadani

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026

Hevzi