RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

neser-mblidhet-kryesia-e-kuvendit,-pritet-te-diskutohet-ndarja-e-komisioneve-parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet nesër, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë ndarja e komisioneve parlamentare.

Burime të Tëvë1 kanë bërë të ditur se mbledhja pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme, ndërsa ora e saktë ende nuk është përcaktuar.

Në këtë takim pritet të diskutohet për ndarjen dhe përbërjen e komisioneve parlamentare, në kuadër të organizimit të punës së Kuvendit.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë pjesëmarrje të plotë të Kryesisë, pasi Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka përcaktuar se cili do të jetë përfaqësuesi i saj në Kryesi.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë janë përcaktuar.

Përbërja e Kryesisë së Kuvendit dhe ndarja e komisioneve parlamentare pritet të jenë ndër çështjet kryesore në funksionalizimin e plotë të legjislaturës së re.

Related posts

Tërmeti më i fortë në dekada në Tajvan, vijojnë kërkimet për më shumë se 100 të bllokuar nën rrënoja

admin

Gjermania merr masa për të forcuar ligjet mbi armët pas dyshimeve për përpjekjeve për grusht shteti

admin

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani