RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

ambasada-e-shba-se-nderon-afrim-bunjakun,-kerkon-llogaridhenie-per-banjsken

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij gjatë sulmit në Banjskë.

Përmes një reagimi, Ambasada amerikane ka thënë se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut, i cili u vra në krye të detyrës më 24 shtator 2023.

Në të njëjtën kohë, Ambasada ka përsëritur thirrjen që personat përgjegjës për sulmin të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

“I bashkohemi Kosovës në nderimin për zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Edhe ambasada të tjera të akredituara në Kosovë kanë bërë thirrje për vendosjen e përgjegjësisë për sulmin dhe kanë kërkuar nga autoritetet serbe që personat e dyshuar për përfshirje në të të përballen me drejtësinë.

Shumica e personave të dyshuar për sulmin, sipas autoriteteve të Kosovës, ndodhen në Serbi.

Related posts

Hakan Fidan pranon urime nga vende të ndryshme me rastin e emërimit ministër i Jashtëm i Turqisë

admin

Sllovenia shprehet e gatshme ta shtojë numrin e trupave në Kosovë

admin

VIDEO/ Sulm me shpatë në një stacion metroje në Londër, mes të plagosurve edhe dy efektivë. Policia rrethon zonën dhe vë në pranga autorin

admin