Amnesty International ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa ndaj tij ekziston një urdhërarrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).
Organizata tha se, ndërsa Izraeli vazhdon luftën në Gaza, dëbimet dhe dhunën në Bregun Perëndimor dhe pushtimin që ajo e konsideron të paligjshëm, Netanyahu pritet të mbajë fjalim në Nju Jork në vend që të përballet me drejtësinë në Hagë.
Amnesty International kritikoi gjithashtu SHBA-në për moszbatimin e urdhërarrestit ndaj Netanyahut, duke e lidhur këtë me refuzimin e vizave për përfaqësues palestinezë që synonin të merrnin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Organizata theksoi se mosrespektimi i urdhrave të ICC-së minon mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve, përfshirë SHBA-në, të zbatojnë urdhërarrestet e gjykatës. /mesazhi

