RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 27.019 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-27.019-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se ka arritur në 27.019 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 118 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Thuhet se forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 119 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës, ndërsa është rritur në 27.019 numri i palestinezëve të vrarë.

Më tej theksohet se në sulmet e fundit janë plagosur 190 persona dhe se numri gjithsej i të plagosurve në Rripin e Gazës është rritur në 66.139.

Related posts

Publikohen çmimet e derivatëve të naftës për sot dhe nesër

Hevzi

KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor

Irfan Jahiu

Shpërthime në Kudsin Perëndimor, një i vdekur dhe 14 të plagosur

admin