Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është larguar nga Nju Jorku menjëherë pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u kthyer direkt në Izrael, raportoi transmetuesi publik izraelit Kan.
Pas fjalimit në OKB, Netanyahu u takua me liderët e Paraguait, Panamasë dhe Bolivisë, të cilëve u bëri thirrje për thellimin e marrëdhënieve me Izraelin përmes të ashtuquajturave Marrëveshjet Isaac.
Mediat izraelite raportuan se vizita e Netanyahut në Nju Jork u shkurtua për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Vizita e tij shkaktoi protesta në Nju Jork, ku mbi 100 demonstrues u arrestuan gjatë ditës. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, kishte deklaruar gjatë fushatës se do ta arrestonte Netanyahun. Në një intervistë për CNN të martën, Mamdani tha se nuk ka autoritet ta arrestojë vetë kryeministrin izraelit, por mbështeti zbatimin e urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. /mesazhi

