RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 74,016 numri i të vrarëve në Gaza

rritet-ne-74,016-numri-i-te-vrareve-ne-gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 74,016, ndërsa 175,068 persona janë plagosur, njoftuan burime mjekësore, sipas agjencisë palestineze WAFA.

Gjatë 48 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës kanë pranuar shtatë trupa të pajetë dhe 38 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 1,415, ndërsa të plagosurve në 4,953. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 834 trupa nga rrënojat.

Sipas burimeve mjekësore, ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ata. /mesazhi

Related posts

Presidentja Osmani për kërcënimet e Vuçiçit ndaj Kosovës: Do të dalë sërish i dështuar

admin

Presidenti Erdogan shënon 3-vjetorin e tërmeteve të vitit 2023, thotë se premtimet për rindërtim u mbajtën

admin

Burime amerikane të zbulimit: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale

admin