RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përleshje të ashpra në Somali për kontrollin e Baidoas

perleshje-te-ashpra-ne-somali-per-kontrollin-e-baidoas

Përleshje të ashpra kanë shpërthyer në qytetin Baidoa të Somalisë mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve besnikë ndaj ish-presidentit të rajonit South West State.

Sipas autoriteteve, ushtria përdori avionë luftarakë dhe dronë pasi mijëra luftëtarë lokalë hynë në qytet. Ushtria pretendon se i ka zmbrapsur ata pas luftimeve të ashpra.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se të paktën tre persona kanë vdekur, përfshirë një punonjës shëndetësor. Spitali rajonal ka pranuar 69 të plagosur, mes tyre pesë fëmijë.

Rrugët drejt spitaleve janë bllokuar, duke vështirësuar trajtimin e të plagosurve. Mjekët pa Kufij tha se një ambulancë është plaçkitur dhe një punonjës i saj është plagosur.

Përleshjet në Baidoa janë përshkallëzuar disa herë gjatë gjashtë javëve të fundit, duke shkaktuar pasoja të rënda për civilët. /mesazhi

Related posts

Ush’tria iz’raelite vret 51 pa’lestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Ga’zës

admin

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Irfan Jahiu

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

admin