RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania i bën thirrje presidentit rus të tregojë gatishmëri për negociata për paqe me Ukrainën

gjermania-i-ben-thirrje-presidentit-rus-te-tregoje-gatishmeri-per-negociata-per-paqe-me-ukrainen

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul i bëri thirrje sot presidentit rus Vladimir Putin të tregojë gatishmëri për të negociuar për paqe me Ukrainën, pas ftesës së tij për samitin e G20-s në SHBA, transmeton Anadolu.

Putin duhet të “dëshmojë nëse pala ruse ka gatishmëri për paqe dhe gatishmëri për të negociuar”, tha Wadephul gjatë një takimi me homologun e tij sllovak, Juraj Blanar, në kryeqytetin sllovak Bratislavë.

“Sigurisht, mënyra më e mirë për ta theksuar këtë është ndërmarrja që në fillim e hapave në këtë drejtim”, raportoi agjencia gjermane e lajmeve (DPA), duke cituar ministrin.

Wadephul u pyet nëse e mbështeste kushtëzimin e pjesëmarrjes së Putinit në takimin e G20-s në Florida në dhjetor me pranimin nga Moska të një armëpushimi të pjesshëm në Detin e Zi, për t’i hapur rrugë eksporteve të drithërave nga Ukraina, të cilat janë ndërprerë për shkak të luftës në vazhdim.

Kryediplomati gjerman theksoi se ftesa e Putinit në Samitin e G20-s do të ishte një provë për Rusinë.

Ai tha se Moska mund ta dëshmojë më së miri gatishmërinë e saj për negociata “duke ndërmarrë që në fillim hapa në këtë drejtim”, për shembull, duke shpallur një armëpushim në Detin e Zi “që do të mundësonte eksportet urgjente të drithërave”.

Related posts

Rusia “shënjestron” Kosovën, nis fushatë dezinfomimi ndaj Prishtinës!

admin

Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri

admin

Raporti: Siria po bën miliona me drogën që e trafikon në Europë!

Muhamet Ramadani