RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata në Morinë

rikthehen-kontrollet-kufitare-shqiperi-kosove,-radhe-te-gjata-ne-morine

Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rikthimi i kësaj procedure, e cila do të jetë në fuqi gjatë muajit tetor, ka krijuar menjëherë radhë dhe kolona automjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Për qytetarët, rikthimi i kontrolleve konsiderohet i panevojshëm, ndërsa kërkohet një procedurë më e unifikuar gjatë gjithë vitit, raporton IndeksOnline.

Për të shmangur radhët e gjata, policia kufitare ka shtuar sportelet në pikën e kalimit të Morinës.

Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, regjimi i kalimit kufitar ndryshon në varësi të periudhës së vitit.

Kontrollet aplikohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor.

Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kalimi kryhet pa kontrolle.

Procedura e kalimit pa kontrolle, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Related posts

Rafah ‘fokusi kryesor’ i ushtrisë izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Vendi shembullor musliman që nuk bën kompromis mbi kauzën palestineze

Muhamet Ramadani

Ushtria amerikane: Katër “narkoterroristë” të vrarë në një sulm në Karaibe

admin