RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendi shembullor musliman që nuk bën kompromis mbi kauzën palestineze

vendi-shembullor-musliman-qe-nuk-ben-kompromis-mbi-kauzen-palestineze

Malajzia zotohet të dëbojë izraelitët e zbuluar në komunitetin e nomadëve dixhitalë

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka deklaruar me vendosmëri se autoritetet e vendit do të dëbojnë menjëherë çdo shtetas izraelit që zbulohet se ndodhet brenda kufijve të tij.

Ky reagim i ashpër vjen pas raportimeve dhe akuzave të fundit se disa shtetas nga Izraeli kanë arritur të bëhen pjesë e një komuniteti privat teknologjik dhe rezidencial në shtetin jugor të Johorit.

Malajzia, një vend me shumicë myslimane në Azinë Juglindore, ka mbajtur historikisht një qëndrim të prerë të mosnjohjes diplomatike të shtetit të Izraelit.

Sipas mediave lokale, deklarata e kryeministrit Anwar erdhi si përgjigje ndaj një hetimi zyrtar që ka nisur Ministria e Punëve të Brendshme e Malajzisë.

Objektivi i këtij hetimi është “Network School”, një projekt i krijuar për “nomadët digjitalë” nga Balaji Srinivasan, investitor amerikan dhe ish-drejtues i lartë i teknologjisë në platformën Coinbase.

Ky komunitet, i cili synon shndërrimin e grupeve të internetit në shoqëri fizike fillestare (start-up), ndodhet në Forest City, një projekt masiv zhvillimor prej 100 miliardë dollarësh i ndërtuar mbi tokë të rikuperuar në bashkëpunim me iniciativën kineze “Brezi dhe Rruga”.

“Nëse zbulojmë ndonjë izraelit, do ta dëbojmë menjëherë sepse ne nuk e njohim Izraelin!”, u shpreh prerë kryeministri Anwar Ibrahim, duke konfirmuar se të gjitha agjencitë ligjzbatuese janë vënë në lëvizje për të verifikuar vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Alarmet e para u ngritën në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm pretenduan se disa pjesëmarrës në këtë projekt ishin shtetas izraelitë me dyshtetësi.

Sipas këtyre dyshimeve, ata kishin hyrë në Malajzi duke përdorur pasaporta të vendeve të tjera, duke shmangur kështu ndalimin e rreptë që ky shtet aplikon ndaj mbajtësve të pasaportave izraelite.

Ligji malajzian parashikon se asnjë mbajtës i pasaportës së Izraelit nuk mund të hyjë në vend pa një leje tejet të veçantë dhe të autorizuar direkt nga qeveria, megjithatë nuk ka pasur ligje që ndalojnë personat me kombësi të dyfishtë të udhëtojnë me dokumente të tjera jo-izraelite.

Kryeministri i shtetit të Johorit, Onn Hafiz Ghazi, ka udhëzuar autoritetet e imigracionit dhe agjencitë e tjera që të kryejnë një verifikim të imtësishëm të çdo aktiviteti në Forest City.

Ai theksoi se shteti nuk do të lejojë që asnjë palë të përdorë territorin e Johorit si bazë për të përhapur ideologji apo lëvizje që bien ndesh met ligjin, sovranitetin dhe interesat kombëtare të Malajzisë.

Hetimi përfshin verifikimin e plotë të identiteteve, dokumenteve të udhëtimit dhe qëllimit të vërtetë të qëndrimit të të gjithë të huajve të lidhur me këtë shkollë teknologjike.

Deri më tani, departamenti i imigracionit ka kontrolluar 266 shtetas të huaj nga 40 vende të ndryshme të lidhur me projektin dhe ka njoftuar se të gjithë zotëronin dokumente të vlefshme imigracioni.

Që nga fitoja e pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1957, Malajzia ka mbetur një nga mbështetëset më të zëshme dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze në arenën ndërkombëtare.

Anwar Ibrahim ka qenë një kritik i vazhdueshëm i luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza, duke riafirmuar pa lëkundur të drejtat e popullit palestinez.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar nëse është identifikuar ndonjë shtetas izraelit si pjesë e hetimeve të vazhdueshme. tesheshi

Related posts

Pohimi që po lë dikë me gisht në gojë: Kjo s’është lufta jonë!

Irfan Jahiu

Ukraina dhe sulmet ruse ndaj rrjetit energjetik, Starmer bisedë telefonike me Trump! Diskutime edhe për bazën strategjike ushtarake në Oqeanin Indian

admin

Trump: Jemi gati të ndalim sulmet ndaj Iranit, por mund t’i rifillojmë nëse është e nevojshme

admin