RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin në kuadër të Asamblesë së OKB-së

kurti-takohet-per-here-te-pare-me-trumpin-ne-kuader-te-asamblese-se-okb-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se gjatë bisedës me presidentin amerikan e ka falënderuar për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se edhe Kosova synon anëtarësimin në këtë aleancë.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Indonezia pezullon pjesëmarrjen në nismën e propozuar “Bordi i Paqes”

Irfan Jahiu

Numri i azilkërkuesve të strehuar në hotele në Mbretërinë e Bashkuar përgjysmohet brenda një viti

Kushtrim Guraj

Krizë e thellë politike në Spanjë! Skandale korrupsioni, hetime ndaj familjarëve dhe aleatëve, Sánchez përballë presionit për zgjedhje të parakohshme

admin