RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli planifikoi rrëmbim me “flamur të rremë” të një avioni për të “përfshirë” SHBA-në në luftë të re me Iranin

izraeli-planifikoi-rrembim-me-“flamur-te-rreme”-te-nje-avioni-per-te-“perfshire”-shba-ne-ne-lufte-te-re-me-iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dyshohet se planifikoi një operacion rrëmbimi me “flamur të rremë”, që përfshinte një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim përfshirjen e SHBA-së në një luftë të re me Iranin, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror iranian Press TV e bazoi raportin në deklaratat e një burimi rajonal “të mirë informuar”, i cili pretendoi se një incident me një fluturim të linjës ajrore “Flydubai” nga Dubai drejt Tel Avivit të mërkurën ishte pjesë e planit të pretenduar.

Sipas burimit, operacioni u diskutua dhe u finalizua gjatë një vizite të fshehtë të Netanyahut në Emiratet e Bashkuara Arabe, tre ditë para incidentit me avionin.

Burimi pretendoi se Netanyahu shoqërohej nga disa zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës dhe se diskutimet me zyrtarë nga disa vende arabe kishin të bënin me hartimin e një operacioni që më pas mund t’i atribuohej Iranit.

Burimi gjithashtu pretendoi se qëllimi ishte të përfshihej presidenti amerikan Donald Trump në një tjetër luftë me Iranin. Më tej, burimi e ligji planin e pretenduar me situatën e brendshme politike të Netanyahut, duke pretenduar se kryeministri izraelit ishte i shqetësuar për perspektivat e koalicionit të tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Press TV nuk e identifikoi burimin e tij dhe nuk paraqiti prova për të mbështetur këto pretendime. Nuk pati menjëherë ndonjë koment nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe apo SHBA-ja lidhur me këto akuza. Pretendimet u bënë një ditë pasi fluturimi FZ1073 i flydubai, me 174 pasagjerë nga Dubai drejt Tel Avivit, kreu një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar “Prince Sultan bin Abdulaziz” në qytetin Tabuk të Arabisë Saudite.

Të mërkurën, “Flydubai” deklaroi se “ndodhi një përleshje në kabinën e pilotëve” dhe se anëtarët e ekuipazhit siguruan avionin përpara se ai të devijohej në mënyrë të sigurt drejt Arabisë Saudite. Autoritetet aeroportuale saudite thanë se kapiteni dhe oficeri i parë u plagosën dhe u dërguan në spital. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u raportuan të sigurt.

Qendra Kombëtare Saudite për Sigurinë e Transportit më pas nisi një hetim për incidentin. Më vonë, “Flydubai” njoftoi se fluturimet drejt dhe nga Izraeli do të pezulloheshin përkohësisht ndërsa hetimi vazhdon, duke theksuar se kjo masë do t’u mundësonte autoriteteve të “përcaktojnë të gjitha faktet lidhur me incidentin”.

 

Related posts

BE-ja ndan 500 milionë euro për industrinë e mbrojtjes

admin

​Rrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i KGjK-së

Kushtrim Guraj

Vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pritet të përfundojë javën tjetër

RTI