RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin në kuadër të Asamblesë së OKB-së

kurti-takohet-per-here-te-pare-me-trumpin-ne-kuader-te-asamblese-se-okb-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se gjatë bisedës me presidentin amerikan e ka falënderuar për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se edhe Kosova synon anëtarësimin në këtë aleancë.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Humbi kontrollin mbi mjetin, shoferi i autobusit të nxënësve përplas për vdekje 11 prindër e fëmijë para një shkolle. 13 të tjerë përfundojnë të plagosur

admin

Pakistan, muslimanët vazhdojnë traditën e takimit për iftar në Xhaminë Faisal

Muhamet Ramadani

Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia

admin