RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot në Gjermani, Zvicër e Suedi mbahen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

sot-ne-gjermani,-zvicer-e-suedi-mbahen-protesta-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se

Në disa qytete evropiane do të zhvillohen sot protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur iniciativa “Liria ka Emër”.

Sipas njoftimit, tubimet do të mbahen në Mynih, Aachen, Lozanë dhe Malmö, ku pritet të marrin pjesë qytetarë nga diaspora për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në Mynih të Gjermanisë, protesta me moton “Jo në emrin tim!” është paralajmëruar të nisë në orën 17:30, në Geschwister-Scholl-Platz.

Ndërkaq, në Aachen, tubimi do të mbahet nga ora 14:00 deri në 17:00.

Protesta do të zhvillohet edhe në Lozanë të Zvicrës, ku nisja është planifikuar për orën 15:00, ndërsa në Malmö të Suedisë tubimi është paralajmëruar të fillojë në orën 14:00.

Related posts

Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

Muhamet Ramadani

Qeveria serbe nderon Mlladiqin: Ministrat e Vuçiqit dolën ta presin me nderime trupin e kriminelit të luftës

Hevzi

Mali i Zi ka 633.158 banorë, rreth 2 për qind më shumë së në 2011

Muhamet Ramadani