RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot në Gjermani, Zvicër e Suedi mbahen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

sot-ne-gjermani,-zvicer-e-suedi-mbahen-protesta-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se

Në disa qytete evropiane do të zhvillohen sot protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur iniciativa “Liria ka Emër”.

Sipas njoftimit, tubimet do të mbahen në Mynih, Aachen, Lozanë dhe Malmö, ku pritet të marrin pjesë qytetarë nga diaspora për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në Mynih të Gjermanisë, protesta me moton “Jo në emrin tim!” është paralajmëruar të nisë në orën 17:30, në Geschwister-Scholl-Platz.

Ndërkaq, në Aachen, tubimi do të mbahet nga ora 14:00 deri në 17:00.

Protesta do të zhvillohet edhe në Lozanë të Zvicrës, ku nisja është planifikuar për orën 15:00, ndërsa në Malmö të Suedisë tubimi është paralajmëruar të fillojë në orën 14:00.

Related posts

“Lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkelje e Marrëveshjes së Ohrit”, zyrtarë të BE: Serbia s’mund të antarësohet pa normalizim me Prishtinën

admin

Araghchi mbërrin në Oman për bisedime bërthamore me SHBA-në, Irani dislokon raketa Khorramshahr 4

admin

Netanyahu: Interesi i Izraelit është të ketë një “kufi paqësor” me Sirinë

Muhamet Ramadani