RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Tre në katër familje në disa zona të Jemenit po përballen me urinë

okb:-tre-ne-kater-familje-ne-disa-zona-te-jemenit-po-perballen-me-urine

Tre në katër familje në disa pjesë të Jemenit po përballen me mungesë ushqimi, pasi luftimet kanë zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë ndërprerë furnizimet me ushqime, njoftoi Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

Sipas WFP-së, rreth 74 për qind e familjeve në zonat e kontrolluara nga qeveria, ku qasja është e mundur, nuk janë në gjendje të sigurojnë nevojat bazë ushqimore. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar gjatë këtij viti.

Në këto zona jetojnë rreth 10 milionë njerëz, sipas të dhënave të WFP-së.

Raporti tregon përkeqësimin e shpejtë të krizës ushqimore në Jemen, një vend që importon rreth 90 për qind të ushqimit të tij. Luftimet kanë çrregulluar tregjet, ndërsa qasja në ndihma humanitare është zvogëluar.

Gjatë muajve të fundit, Jemeni ka përjetuar përshkallëzim të luftimeve mes forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe grupit Huthi, të lidhur me Iranin, i cili kontrollon pjesë të mëdha të vendit. /mesazhi

Related posts

Ish-presidenti i Bullgarisë paralajmëron se sulmet në Iran kërcënojnë sigurinë kombëtare

admin

Tanket në rrugët Kinës “zgjojnë” kujtimet e Tien An Men

admin

Izraeli paralajmëron iranianët të shmangin përdorimin e trenave për shkak të sulmeve të mundshme

admin