RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri spanjoll: Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan “dëme të mëdha”

kryeministri-spanjoll:-reshjet-e-rrembyeshme-shkaktuan-“deme-te-medha”

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të shtunën se reshjet e dendura kanë shkaktuar “dëme të mëdha” në disa pjesë të vendit, duke e cilësuar natën si “veçanërisht të vështirë” në Madrigueras, transmeton Anadolu.

“Reshjet e rrëmbyeshme dhe të pandërprera të orëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë zona të rajonit tonë. Kjo natë ka qenë veçanërisht e vështirë në Madrigueras (Albacete)”, shkroi Sanchez në platformën sociale amerikane X.

Duke thënë se qeveria po e monitoron nga afër situatën, kryeministri bëri thirrje për kujdes dhe u kërkoi qytetarëve të ndjekin udhëzimet e publikuara në kanalet zyrtare të emergjencave.

“Gjithë mbështetjen time për familjen e gruas që ka humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, si dhe gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë për banorët e prekur”, shtoi ai.

Deklaratat e tij erdhën pasi autoritetet paralajmëruan se në ditët në vijim priten reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje potencialisht të rrezikshme në lindje të Spanjës, ndërsa ajri i ftohtë në lartësi po zhvendoset mbi ajrin e ngrohtë.

Sipas raportimeve të mediave të premten, një person humbi jetën dhe 90 të tjerë u shpëtuan nga përmbytjet e shpejta në vend, ndërsa automjetet u morën nga ujërat dhe banesat u përmbytën në rajonet jug-qendrore dhe lindore.

Related posts

Shefi i inteligjencës turke dhe ministri i jashtëm sirian takohen në Ankara

Kushtrim Guraj

Në mesnatë skadon afati për zgjedhjen e presidentit, vendi rrezikon zgjedhje të reja

Hevzi

Erdoğan: Do të bisedoj me Putinin dhe Zelenskyn për të ndalur luftën

admin