RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i inteligjencës turke dhe ministri i jashtëm sirian takohen në Ankara

shefi-i-inteligjences-turke-dhe-ministri-i-jashtem-sirian-takohen-ne-ankara

Shefi i Inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalin u takua sot në Ankara me ministrin e Jashtëm sirian, Asaad Hassan al-Shaibani për të diskutuar mbi lidhjet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin e sigurisë, thanë burime turke të sigurisë, transmeton Anadolu.

Takimi, i organizuar nga shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Kalin, u fokusua në marrëdhëniet Turqi-Siri, fushat e bashkëpunimit dypalësh, marrëdhëniet me vendet fqinje, stabilitetin rajonal, zhvillimet e fundit në Liban dhe lidhjet Siri-Liban, thanë burimet.

Të dy palët diskutuan për implikimet e mundshme për Sirinë nga projektligji i propozuar i Turqisë për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Kohezionit Social.

– Integrimi i SDF-së, kundër terrorizmit
Kalin dhe Shaibani shqyrtuan progresin në procesin e integrimit të Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Ata theksuan se po ndërmerren hapa konstruktivë për të siguruar përfundimin me sukses të procesit të integrimit të SDF-së në Siri.

Në takim u theksua gjithashtu se qeveria siriane vazhdon të luftojë efektivisht grupin terrorist DEASH, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar stabilitet në vend.

Të dy palët diskutuan më tej për pasojat politike dhe ekonomike të luftës SHBA-Izrael-Iran në rajon si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me sanksionet ndaj Sirisë dhe investimet në vend.

Në takim u theksuan përpjekjet e Sirisë për të qëndruar jashtë konflikteve dhe luftërave të fundit në rajon.

Related posts

Tensionet në Lindjes e Mesme pas vrasjes së liderit të Hamasit, shtohen përpjekjet diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit

admin

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

RTI

“Aty ku filloi padrejtësia ndaj Kosovës”, OVL e UÇK-së do të protestojë në Strasburg

RTI