RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në mesnatë skadon afati për zgjedhjen e presidentit, vendi rrezikon zgjedhje të reja

ne-mesnate-skadon-afati-per-zgjedhjen-e-presidentit,-vendi-rrezikon-zgjedhje-te-reja

Sot përfundon afati i fundit për zgjedhjen e presidentit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti vendi do të shkojë në zgjedhje, që do të jetë hera e dytë në pamundësi të votimit të një kandidati për të parin e shtetit.

Deri më tash partitë nuk kanë ndonjë marrëveshje që garanton zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishin arritur marrëveshje më 31 gusht për një kandidat të përbashkët, Bekim Sejdiun, por që kjo nuk arriti të zbatohet plotësisht, pasi 6 deputetë të LDK-së thanë se nuk kanë votë për kandidatin e propozuar nga Kurti e Abdixhiku.

Ndërsa, në javët e fundit bisedime për çështjen e presidentit janë zhvilluar edhe mes Kurtit e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza ku në këto takime është diskutuar edhe për votimin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Dhomave të Specializuara.

Dy partitë kanë kushtëzuar njëra tjetrën me votim, PDK ka kërkuar që të votohet ne dy leximet projektligji e më pas çështja e presidentit, ndonëse në një deklarim Bedri Hamza kishte premtuar 22 votat e deputetëve të PDK-së për presidentit.

Nga ana tjetër LVV ka kërkuar që të votohet presidenti pas miratimit në lexim të parë të projektligjit duke e vlerësuar si më të rëndësishme çështjen e presidentit.

Related posts

Një trup i pajetë gjendet brenda një mjeti në një fshat të Fushë Kosovës, dyshohet se është shqiptar

admin

Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal! Jetë luksoze dhe pagesa në faqe p*rnografike, ja ku i shpenzoi paratë e tij

admin

SHBA, 36 persona humbën jetën nga zjarret në Hawaii

admin