RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Bilbil” për 7 tetorin, memec për kafshërinë sioniste në Gaza(!)

“bilbil”-per-7-tetorin,-memec-per-kafsherine-sioniste-ne-gaza(!)

Një mesazh i papërcjellshëm për publikun që gjelbet era maskarallëk politik e njerëzor bashkë

Tre vjet pas ngjarjeve tronditëse të 7 tetorit 2023, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetin social “X” për t’u shfaqur si mbrojtës i madh i parimeve njerëzore, viktimave dhe “Besës” shqiptare.

Me një gjuhë të kopsitur dhe patetike, Rama përkujton të rinjtë izraelitë të vrarë në festivalin Nova, duke bërë thirrje se “antisemitizmi nuk duhet të lejohet të fshihet pas heshtjes”.

Por pas kësaj retorike moralizuese, fshihet një hipokrizi e thellë diplomatike, heshtja e tij e plotë përballë zhdukjes nga harta të një populli të tërë.

Teksa Rama bëhet “bilbil” për të kujtuar viktimat e 7 tetorit, ai shfaqet tërësisht memec përballë gjenocidit dhe masakrave të përditshme që ushtria izraelite ka ushtruar mbi Rripin e Gazës gjatë këtyre tre viteve.

Kryeministri shqiptar nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për të paktën 70 mijë palestinezët e vrarë – ku mbi gjysma e tyre janë gra dhe fëmijë të pafajshëm.

A nuk ishin vallë edhe këta fëmijë e këto gra qenie njerëzore, që u vodhën nga “errësira e urrejtjes”? Përse “Besa” dhe kodi moral i shqiptarëve, që Rama i përmend me aq mburrje, shërbejnë si frymëzim vetëm për njërën palë, ndërsa për tjetrën ka një heshtje cinike?

Përpjekja e kryeministrit për të përdorur historinë sublime të shqiptarëve gjatë Holokaustit me qëllim që të arsyetojë apo të mbulojë mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut, është një keqpërdorim i hapur i trashëgimisë sonë kombëtare.

Shqiptarët e mbrojtën popullin hebre nga shfarosja sepse qëndruan pranë të pafajshmëve kundër shtypësit. Dhe ta shfrytëzosh sot atë histori për të mbyllur sytë përpara bombardimeve mbi spitale, shkolla e kampe refugjatësh në Gaza, është një fyerje ndaj vetë parimit të “Besës”.

Selektiviteti moral i Edi Ramës, do të mbetet një nga faqet më të errëta të diplomacisë shqiptare përgjatë këtyre viteve.

Ndërsa udhëheqës perëndimorë, organizata ndërkombëtare e gjykata të të drejtave të njeriut kanë ngritur zërin kundër krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj palestinezëve, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur rolin e spektatorit mospërfillës.

Për të, jetët e fëmijëve palestinezë nuk duket se peshojnë njëlloj në peshoren e humanizmit. Postimi i Ramës dëshmon qartë se qëndrimet e tij nuk udhëhiqen nga parimet universale të të drejtave të njeriut apo dhimbja e vërtetë për viktimat, por nga llogaritë e ftohta politike dhe dëshira për të marrë pikë diplomatike jashtë vendit dhe sidomos në Tel Aviv.

P.S. Tesheshi.com ka plot arsye të mos e publikojë një mesazh që gjelbet maskarrallëk politik e njerëzor bashkë. /tesheshi

Related posts

Osmani nënshkruan grantin milionësh me USAID-in

admin

Numri i të vdekurve nga tërmeti vazhdon të rritet

Muhamet Ramadani

Lajçak flet sërish për sulmin në veri ku u vra një polic, nuk e cilëson terrorist

Muhamet Ramadani